Arbana Osmani dhe Ledion Liço kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re. Madje, Arbana rezulton të ndjekë edhe faqen zyrtare të Top Channel, si dhe Lori dhe Sara Hoxhën.
Nga këtu lind pyetja mos Arbana po rikthehet në Tip megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim nga Arbana Osmani apo Vizion Plus se bashkëpunimi tyre ka përfunduar.
Por fakti që raportet në rrjetet sociale me Ledion Liçon duket se janë normalizuar, së bashku me afrimin virtual me Top Channel dhe motrat Hoxha, ka mjaftuar për të hapur një skenar që deri pak kohë më parë dukej shumë më i largët.
A po përgatitet Arbana Osmani për një rikthim në televizionin ku kaloi shumë prej viteve të karrierës së saj?
Dhe mbi të gjitha, nëse ka një rikthim, a mund ta shohim sërish të lidhur me formatin që e identifikoi për vite me radhë, “Big Brother”?
Për momentin mbeten vetëm pikëpyetje.




