Një moment plot emocione ka shënuar performancën e Gjestit mbrëmë në Pejë, qytetin e tij të lindjes.
Mes publikut të shumtë, një djalosh – fans i zjarrtë i artistit – tërhoqi vëmendjen me dashurinë dhe emocionet që tregoi për të. Gjesti vendosi ta ftonte në skenë, duke krijuar një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.
I prekur nga pritja dhe dashuria që mori në qytetin e tij, artisti u shpreh: “Jam shumë krenar me dashurinë që marr.”
Por surpriza për fansin e vogël nuk përfundoi aty. Gjesti hoqi njërin prej byzylykëve të tij dhe ia dhuroi djaloshit si kujtim, përpara se të dy të përqafoheshin mes duartrokitjeve të publikut.
Pamjet e momentit kanë marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë vlerësuar gjestin e artistit ndaj fansit të tij të vogël.




