Selin Bollati ka reaguar ndaj komenteve që vunë në pikëpyetje mbështetjen e saj ndaj partnerit, DJ Gimbo, gjatë angazhimeve të tij artistike.
Selin është mjaft e komentuar së fundmi për marrëdhënien e saj me Gimbon.
Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka theksuar se prania dhe mbështetja në një marrëdhënie nuk maten vetëm nga ajo që publikohet në rrjetet sociale.
Selin shpjegoi se, ndërsa Gimbo përgatitej për koncertin, kujdesej për ekipin dhe performancën, ajo qëndronte në prapaskenë duke koordinuar detaje të tjera dhe duke qenë e gatshme në rast se diçka nuk shkonte sipas planit.
“Kjo është reciproke, ne jemi aty për njëri-tjetrin gjithmonë”, shkroi ajo, duke nënvizuar se gjatë rrugëtimit të saj artistik ka kuptuar rëndësinë e të pasurit pranë jo vetëm një partner, por edhe një mbështetës të fortë.
Ajo duket se ka reaguar edhe ndaj personave që e kanë gjykuar vetëm nga përmbajtja që shohin në rrjete sociale. Sipas saj, edhe një selfie që nuk u publikua është interpretuar si mbështetje “sa për sy e faqe”.
Në fund, Selin ndau një mesazh për kritikët, duke cituar Jordan Peterson: “Vër shtëpinë tënde në rregull para se të kritikosh botën”.
“Zgjero horizontin përpara se të ngushtosh mendimin”, përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se ajo që shfaqet në Instagram është vetëm një pjesë e vogël e realitetit të një marrëdhënieje.
“Zgjero horizontin…”, Selin Bollati u përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj Gimbos




