Roza Lati duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën sentimentale. Pas ndarjes nga Xhonatan Islami, moderatorja raportohet se është tashmë në një marrëdhënie të re, ndërsa burime pranë saj konfirmojnë për Padorashka.com se në jetën e Rozës ka një person të ri.
Vetëm një ditë më parë, Roza tërhoqi vëmendjen pasi publikoi fotografi mes plot 500 trëndafilave të kuq, të cilët i cilësoi si një “dhuratë speciale”. Moderatorja nuk tregoi se kush qëndronte pas surprizës, duke e mbajtur identitetin e personit mister.
Por duket se trëndafilat nuk kanë qenë thjesht një dhuratë mes miqsh. Në një komunikim privat të siguruar së fundmi, pretendohet se Roza “është në një lidhje”.
Lajmi për një romancë të mundshme vjen disa muaj pasi ish-partneri i saj, Xhonatan Islami, konfirmoi publikisht se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar. Në mars, ai deklaroi se ishte single dhe se historia me Rozën ishte mbyllur prej disa muajsh.
Për momentin, misteri më i madh mbetet identiteti i partnerit të ri. Roza nuk ka bërë një prezantim publik dhe as nuk ka treguar nëse 500 trëndafilat kanë ardhur pikërisht prej tij.




