Saturday, August 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ish- konkurrentja e Përputhen bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja

Pas muajsh të mbushur me polemika rreth marrëdhënies me ish-partnerin Arnold, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur: ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një fotografi ku duken vetëm këmbët e vogëlushes, e veshur me rroba rozë, duke e shoqëruar me një dedikim plot dashuri: “My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”).

Lindja e vajzës vjen pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës marrëdhënia mes Katerinës dhe ish-partnerit të saj u bë objekt diskutimi publik. Më herët, Katerina kishte deklaruar se Arnoldi nuk ishte interesuar për të dhe foshnjën, ndërsa ai kishte thënë se kishte dyshime për atësinë dhe kërkonte kryerjen e një testi ADN-je.

Nga ana e saj, Katerina i kishte mohuar këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i Arnoldit dhe duke e akuzuar atë se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles