Juliana Nura vazhdon të qëndrojë e shtrirë në spital në Zvicër, ndërsa tashmë ka hyrë në ditën e 19-të të qëndrimit të saj atje.
Nga ato që vetë Juliana ka treguar së fundmi, duket se shtrimi i gjatë lidhet me monitorimin e shtatzënisë dhe gjendjen shëndetësore të binjakëve që ajo po pret.
Edhe këtë mëngjes, nga shtrati i spitalit, Juliana ka komunikuar me ndjekësit e saj, një rutinë që ajo e ka kthyer prej kohësh në pjesë të përditshmërisë së saj në rrjete sociale.
“Dita e 19-të në Zurich. Është dita e 19-të në spital. Hajde more Zot, po më gëzon Zoti këto 2-3 ditë. Tash bebat janë mirë. Kurdo që duan me dalë, munden me dalë. Rrahjet janë mirë”, është shprehur Juliana.
Deklarata e saj lë të kuptohet se situata tashmë është shumë më stabile dhe se shqetësimi kryesor i ditëve të fundit ka qenë pikërisht gjendja e foshnjave.
Pavarësisht qëndrimit të gjatë në spital, Juliana tregoi se po vazhdon të përcjellë nga afër edhe zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, duke komentuar gjithashtu aktualitetin përmes rrjeteve sociale.
Për momentin, lajmi më i mirë për të duket të jetë stabilizimi i gjendjes së binjakëve, teksa ajo vazhdon të mbetet nën kujdesin e mjekëve në Zurich.




