Dy festa trokasin ditëne sotme për familjen e liderit demokrat Sali Berisha. Në njërën anë ata festojnë 55-vjetorin e martesës së dy shtyllave kryesore të familjes Sali dhe Liri Berishës. Nga ana tjetër kjo e fundit mbush sot plot 78 vite jetë.
Në këtë ditë të veçantë nuk kishin si të mungonin fjalët e zemrës së kryedemokratit për dashurinë dhe ditëlindje e gruas së tij.
Përmes një postimi të ndarë mesditën e sotme në Instagram, Sali Berisha ka shkruar fjalë zemre për këtë ditë festash në shtëpinë e tyre.
“Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit, ditën e fejesës dhe martesës tonë! Gëzuar Lili! Edhe shumë e shumë vite së bashku. Gëzuar!”




