Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit në Instagram një situatë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë ditës, duke sqaruar edhe arsyen pse kishte në dorë një telefon që nuk i përkiste.
Në storyn e parë, ajo shfaqet me një telefon Samsung dhe shkruan me humor: “Kam në duar një telefon që nuk është i imi… Kështu që mos më pyesni a je mirë.” Ndërkohë, një mesazh që i ka ardhur nga një mik i saj i shton edhe më shumë notat humoristike situatës.

Më pas, Selini ka sqaruar gjithçka me një tjetër story, ku tregon se telefoni ishte i lokalit ku kishte konsumuar kafe.
“Telefoni ishte i lokalit ku po konsumoja kafen. E rëndësishme është që ja ktheva,” ka shkruar ajo, duke e mbyllur episodin me të qeshura.





