Thursday, June 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Si e keni kaluar krizën’, Roela i përgjigjet ndjekësit për marrëdhënien me Vedatin

Roela Meka ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk ka hezituar t’u përgjigjet edhe pyetjeve më private.

Pasi një ndjekës e ka pyetur se si e kanë kaluar krizën në çift, Roela ka dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë, duke u shprehur se për këtë temë mund të shkruante edhe një libër.

Ajo ka treguar se vështirësi ka çdo çift, por çelësi i tyre është komunikimi i vazhdueshëm për çdo gjë që shkon apo nuk shkon.

Roela theksoi se kanë mësuar se në momente të vështira partnerët nuk duhet të jenë kundër njëri-tjetrit, por duhet të rreshtohen të dy bashkë kundër problemit, pasi dashuria mes tyre nuk mungon asnjëherë.

Më tej, Roela shtoi se ka marrë këshilla të vlefshme nga familja për rëndësinë e komunikimit dhe respektit, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme vendosja e kufijve të shëndetshëm që mbrojnë vlerat e secilit.

Kujtojmë se Roela dhe Vedati janë në një periudhë mjaft të bukur të jetës së tyre familjare.

Ata u bënë prindër në nëntor të vitit që lamë pas, kur erdhi në jetë vajza e tyre, Siela.

Ndërkaq, vetëm pak javë më parë, çifti ndau lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër sërish, pasi Roela është në pritje të ëmbël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles