Keijsi, motra e Mateos, ka ndarë së fundmi mendimin e saj për Brikenën, duke treguar se çfarë vlerëson më shumë tek ajo.
E pyetur: “Çfarë vlerëson te Brikena?”, Keijsi u përgjigj:
“Mënyra si e bën vëllain tim të ndihet.”
Sipas saj, gjëja më e rëndësishme nuk janë fjalët apo gjestet e mëdha, por fakti që Mateo ndihet i lumtur, i qetë dhe i mbështetur pranë Brikenës. Deklarata e saj është interpretuar nga shumë ndjekës si një shenjë e marrëdhënies së mirë që ajo ka me Brikenën dhe si një mbështetje për raportin mes tyre.
Ky reagim ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë cilësuar përgjigjen e Keijsit si të sinqertë dhe plot domethënie.




