Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka reaguar publikisht për herë të parë pas eliminimit nga spektakli, duke sqaruar arsyet pse ka vendosur të mos jetë pjesë e ‘Prime’ mbrëmjen e sotme. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja ka lënë të kuptohet se pas largimit të saj nga ferma ka pasur zhvillime që e kanë shtyrë të distancohet plotësisht nga situata.
Fillimisht, Vanesa falënderoi të gjithë ndjekësit dhe personat që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj, ndërsa shpjegoi edhe heshtjen e ditëve të fundit, duke nënvizuar se ka zgjedhur të presë para se të reagojë publikisht.
“Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund,” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se dyshimet e saj janë forcuar pas zhvillimeve të fundit.
Më tej, ish-fermerja bëri të ditur se nuk do të jetë e pranishme në studion e spektaklit në Prime, ndërsa zbuloi se kishte kuptuar përmbajtjen dhe qëllimin e një letre që, sipas saj, po përgatitej të bëhej publike.
“Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente. Nuk kam premtuar në asnjë moment që do të jem prezente ditën e sotme!” u shpreh ajo.
Vanesa ka zbuluar gjithashtu se ditën e premte i ishte kërkuar të përballej në studio me dy ish-konkurrente të tjera, Klevisën dhe Sarën. Sipas saj, pasi refuzoi një ballafaqim të tillë, iu përmend ekzistenca e një letre, të cilën ajo e konsideron si një mjet presioni.
“Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës,” shkruan këngëtarja.
Në fund të reagimit të saj, Vanesa dha një mesazh të fortë, duke lënë të kuptohet se nuk pranon të bëhet pjesë e situatave që sipas saj cenojnë sinqeritetin apo përdorin figurën e vajzave për audiencë dhe intriga loje.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme gjatë Prime, situata mori një kthesë tjetër, pasi Indri deklaroi live se ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies me Vanesën. Sipas tij, ditët larg saj i kanë sjellë ndjesinë e lirisë dhe jo mungesës.
“Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua,” deklaroi ai mes emocionesh, teksa lexonte letrën drejtuar Vanesës.




