Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Pas tragjedisë, Elijona rikthehet dhe reagon ashpër: Flisni për klikime kur unë jam në dhimbje

Pas një mungese në rrjetet sociale, Elijona është rikthyer sërish në Instagram me disa postime, ku ka ndarë mesazhe për ndjekësit e saj, por edhe ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe.

Në postimet e publikuara, ajo shprehet mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë e ndjekësve, duke theksuar se do të rikthehet shumë shpejt më aktive. “Ju ndjej dhe ju vlerësoj për gjithë durimin dhe dashurinë tuaj. Do të rikthehem shumë shpejt, me shumë përgjigje dhe akoma më shumë dashuri për ju”, shkruan ajo.

Nga ana tjetër, Elijona ka komentuar edhe lajmet e publikuara për jetën e saj personale gjatë kohës që ka qenë në heshtje, duke kritikuar raportimet e bëra pa praninë e saj. “Është e lehtë të flisni për mua dhe në emër tim për klikime kur unë jam në heshtje. Kam humbur xhaxhain tim, kjo heshtje është dhimbje, jo dobësi”, shprehet ajo.

Kujtojmë se Elijona kishte qëndruar larg rrjeteve sociale pas humbjes së xhaxhait të saj, një periudhë e vështirë që, sipas saj, u shoqërua edhe me keqinterpretim të situatës nga media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles