Është tashmë zyrtare: Ermjona Lekbello do të jetë pjesë e formatit “Ferma VIP”, duke u rikthyer sërish në një reality show që do ta mbajë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në 24.
Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, ku u dallua si një karakter ekspresiv dhe shpesh në qendër të vëmendjes, Ermjona pritet të sjellë sërish dinamika dhe debate edhe në këtë format të ri.
Hyrja e saj në “Ferma VIP” do të bëhet ditën e nesërme, ndërsa publiku është tashmë kurioz të shohë se si do të përshtatet ajo në këtë aventurë të re dhe sfidat që e presin.
Pjesëmarrja e saj konsiderohet një nga hyrjet më të komentuara, duke qenë se Ermjona ka treguar më herët se është një personazh i drejtpërdrejtë dhe me reagime të forta, që shpesh krijojnë situata interesante në ekran.




