Samanta Karavella dhe Ardit Çuni kanë bashkuar për herë të parë zërat në një projekt muzikor. Dy artistët kanë publikuar këngën e tyre të re me titull “Ende të dua”, një baladë e ndjerë që flet për dashurinë dhe emocionet që mbeten të forta pavarësisht kohës.
Ky bashkëpunim vjen pas një miqësie të gjatë mes tyre. Ka qenë vetë Ardit Çuni ai që ndau me ndjekësit lajmin në rrjetet sociale, duke treguar se projekti është fryt i një raporti të veçantë që kanë ndërtuar ndër vite.
“Në të dy… pas 10 vitesh shoqëri të ngushtë ja dolëm të bashkojmë zërat për të sjellë një këngë shpirti! Shpresoj ta doni po aq sa ne”, shkruan këngëtari në postimin e tij, duke e shoqëruar me hashtagun #EndeTeDua.
Fansat kanë reaguar menjëherë me komente pozitive, duke vlerësuar harmoninë mes dy artistëve dhe emocionin që përcjell projekti. “Ende të dua” pritet të jetë një nga bashkëpunimet më të komentuara të momentit, duke sjellë një kombinim interesant të dy zërave të njohur të muzikës shqiptare.





