Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka folur për eksperiencën e tij në spektakël dhe për bashkëpunimin me dy moderatorët e formatit ndër vite, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Gjatë një interviste, Hajdari u shpreh se ka kaluar shumë kohë pune me të dy dhe i konsideron profesionistë, por theksoi se është ndier më i afërt në bashkëpunim me Ledion Liçon.
Sipas tij, Ledion Liço është njeri që të respekton mendimin dhe më i edukuar.
“Unë kam kaluar shumë kohë me të dy, edhe me Arbanën edhe Ledionin. Janë të dy profesionistë, por unë e kam gjetur veten më shumë me Ledionin. Më pëlqen sepse është një njeri që të dëgjon mendimin, ta respekton mendimin dhe është shumë i edukuar,” u shpreh Hajdari.





