Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sulmohet shtëpia e Leonora Jakupit

Shtëpia e këngëtares dhe opinionistes Leonora Jakupi është bërë shenjester e disa personave të paautorizuar disa javë më parë.

Ky incident, përveç dëmeve materiale, thuhet se ka shkaktuar edhe shqetësim për artisten, e cila megjithatë ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë angazhimet e saj profesionale pa e reflektuar situatën në ekran.

Pavarësisht rrethanave, Jakupi ka vijuar të jetë aktive në projektet e saj televizive, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj publikut.

Burime për “Prive” bëjnë të ditur se ajo ka preferuar ta trajtojë çështjen në mënyrë private, ndërsa autoritetet kompetente janë vënë në lëvizje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Çështja tashmë është nën hetim nga organet e rendit, të cilat po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles