Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa ka ndarë pak minuta më parë lajmin e trishtë. Ajo bën me dije se ka humbur babain e saj, ndërsa krahas fotos me të shkruan:
Më le të pikëlluar përjetë o babi im!
E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë.
Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij.
Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier.






