Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot në moshën 40-vjeçare. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët bënë me dije se artisti u nda nga jeta papritur në Itali.
Vdekja e tij ka tronditur publikun shqiptar dhe komunitetin artistik, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi, kujtime dhe dhimbje për humbjen e këngëtarit që për më shumë se dy dekada ishte pjesë e pandashme e skenës muzikore.
Intervista që sot merr një kuptim tjetër
Në mesin e reagimeve, është rikthyer në qarkullim një pjesë nga një intervistë që Shpati kishte dhënë vetëm një muaj më parë, ku ai u shpreh për personin me të cilin do të donte të pinte një kafe dhe të ndante biseda të sinqerta.
Gjatë intervistës, gazetari Labinot Gashi i kishte bërë pyetjen:
Labinot Gashi: “Me kë të ka marrë malli të pish një kafe? Të tregosh shumë gjëra, të bisedosh për shumë gjëra. Qoftë me dikë që është në këtë jetë, qoftë me dikë që nuk është më.”
Ndërsa Shpati, me mallin që i përvëlonte shpirtin, ishte përgjigjur shkurt dhe ndjeshëm:
Shpat Kasapi: “Me babën. Një përqafim të ngrohtë njëherë pastaj një kafe.”




