Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, bashkëmoderatore ishte Kiara Tito, e cila ndau detaje nga jeta profesionale dhe personale.
Gjatë intervistës ajo foli për projektin e ri filmik që po realizon së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli, duke treguar emocionet dhe sfidat që po përjeton në këtë periudhë.
Kiara u tregua e sinqertë kur foli për mungesën ndaj familjes, duke theksuar se angazhimet e shumta të filmit e kanë bërë që ajo tja ndjejë mungesën, vajzës së saj, Lunës.
“Nuk e takoj shpesh Lunën, ndihem shumë në faj,” u shpreh Kiara.
Megjithatë, Kiara shtoi se pavarësisht lodhjes dhe orëve të gjata të punës, po përpiqet të ruajë balancën mes karrierës dhe jetës familjare.
Filmi i saj me Luizin ka tërhequr vëmendje që në fazat e para të realizimit, ndërsa Kiara premtoi se shumë detaje të reja do të zbulohen në ditët në vijim.





