Thursday, June 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Agron Llakaj i kërkon falje Granit Xhakës

Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë – Zvicër. Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllye nga të pranishmit.

Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe aktori i njohur i humorit Agron Llakaj. Ky i fundit e ka cilësuar Granitin si krenari të kombit shqiptar, teksa ndër të tjera kërkon falje publike në emër të tifozëve, për sjelljen arrogante që treguan.

“Krenari e kombit tim, Granit Xhaka! N’a fal për çdo fërshëllimë dje… për ty veç lavdi”, ka shkruar Agron Llakaj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me emojin e zemrës dhe shqiponjës.

Sjellja arrogante, Agron Llakaj i kërkon falje publike Granit Xhakës

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles