Festa e 70-vjetorit të Kris Jenner rezultoi aq e zhurmshme, sa përveç yjeve të shumtë, “të ftuar” përfunduan edhe… policët.
Sipas raportimeve, policia u thirr disa herë në rezidencën luksoze të Jeff Bezos, ku po mbahej festa, pas ankesave të shumta nga fqinjët për zhurmë të tepërt.
Burime për TMZ thanë se niveli i decibelëve kishte “dalë nga çdo kufi”, sidomos për shkak të një performance live nga Bruno Mars. Megjithatë, policia në fund u mjaftua vetëm me një paralajmërim, pa ndërprerë festën.
Në fotot e publikuara, shihen makina policie dhe efektivë pranë vilës luksoze, ndërsa atmosfera brenda ishte në majë të qiellit.
Më vonë, oficerët u rikthyen sërish, këtë herë për një arsye tjetër: jashtë pronës ishin vendosur shkurre dhe gardhe të mëdha dekorative false, të cilat, sipas policisë, po bllokonin rrugën. Për këtë lloj pengese nevojitet leje e veçantë nga bashkia leje që nuk ishte marrë. Si pasojë, ndarëset u hoqën ndërsa të ftuarit po largoheshin nga festa.
Kris Jenner mbushi 70 vjeç më 5 nëntor dhe festa, siç ishte raportuar më herët, kishte një temë James Bond 007, glamour, elegancë dhe atmosferë si në filmat e agjentit sekret.





