Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Historia brenda një shisheje, tetë parfumet që ndryshuan botën

Nga aldehidet si pudër te erëzat, historia e parfumeve mbart momente të fuqishme rikrijimi. Secili rrëfen një histori ndryshimi social, risie shkencore apo ndikimi kulturor. Harper’s Bazaar ka veçuar tetë parfume që kanë rishkruar manualin. Emrat e tyre e kthyen parfumin në një send jo vetëm luksi, por në diçka që shumë gra mund ta përjetonin.

Estée Lauder Youth-Dew

Kur Youth-Dew u prezantua në vitin 1953 si një vaj banje që shërbente edhe si parfum, Estée Lauder theu traditën pasi nxiti gratë që të blinin parfume për veten dhe jo të prisnin një dhuratë. Përbërja e erëzave u hapi rrugën aromave si Opium. Lauder demokratizoi parfumin duke e ripozicionuar si luks të përditshmërisë. Vaji për banjën tani imitohet nga qindra marka.

Mugler Angel

I prezantuar në vitin 1992, Angel njihet si parfumi i parë modern me nota gourmand që përmban pralinë, karamel, manaferra të kuqe dhe patchouli. Fortësia e tij krijoi mendime të ndryshme, por suksesi tregoi që kërkoheshin parfume të ëmbla, të pazakonta. Angel zgjeroi paletën e parfumeve të luksit dhe shumë pasardhës rrjedhin prej tij.

Guerlain Shalimar

Jacques Guerlain e prezantoi në vitin 1925 dhe Shalimar përziente bergamotin, vaniljen, temjanin, rrëshirën dhe irisin. Ai është një emblemë në këtë kategori që markat të provonin aromat e rënda dhe të frymëzuara nga temjani e rrëshirz. Shalimar L’Essence është zhvillimi i saj, një superdozë vaniljeje moderne e organike.

Chanel No. 5

Me gjasë parfumi më i famshëm në histori qëë përzien aldehidet dhe lulet. Gjeometria, pastërtia e tij e kthyen në idenë e “aromës dalluese të një gruaje” dhe mbetet një spirancë komerciale dhe kulturore në botën e parfumeve. Jetëgjatësia e tij konfirmon që ndërlikimi dhe thjeshtësia mund të bashkëjetojnë.

Calvin Klein CK One Eau de Toilette

Kur Calvin Klein e prezantoi në 1994, ktheu përmbys botën e parfumeve sepse ishte një aromë unisex, e pastër, minimaliste dhe transparente. Në të pasqyroheshin qëndrimet e viteve ’90 për androgjininë dhe gjinitë duke treguar se parfumet nuk duhet të hiperseksualizohen ose kategorizohen nga gjinia. Ideja se një parfum mund të përdorej nga të gjithë ndryshoi lojën e marketingut dhe krijimit të aromave.

Dior J’adore

Në vitin 1999, J’adore solli një buqetë me ylang-ylang, jasemin, trëndafil dhe orkide. Në vend që të trondiste, riktheu elegancën për mijëvjeçarin e ri. Dior provoi se një shtëpi mode mund të ruante ADN-në klasike duke tërhequr të rinj.

YSL Opium

Kur Opium doli në vitin 1977, simbolizonte dramë, tym, erëza dhe një aromë ekzotike. U kthye në emblemën e ekzagjerimit të viteve 1980 duke treguar se aroma mund të ishte po aq provokuese sa moda. Opium u mësoi parfumierëve si të ekuilibronin forcën me përdorimin. Ishte një aromë për gruan e guximshme dhe dukshëm, brenda çdo gruaje, ka një të tillë.

Elizabeth Taylor White Diamonds

Parfumet e krijuara nga të famshmit ekzistonin edhe më parë dhe White Diamonds tregoi se emri i një ylli mund të krijonte një perandori parfumesh. Ai themeloi idenë se një personalitet mund të kishte një aromnë ikonike dhe jo një projekt dritëshkurtër. Suksesi i tij ndryshoi qasjen e markave ndaj licencimit dhe parfumeve. Profili i tij është aldehide, zambak, tuberozë, patchouli dhe rrëshirë. Shumë parfume të reja janë thjesht derivate të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles