Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte Kiara Tito, ndodhi një moment i papritur që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte Olta Gixharin, ish-rivalen e Kiarës nga “Big Brother VIP 2”, për të komentuar një nga temat e panelit.
Telefonata u shoqërua me një atmosferë miqësore, Olta e përshëndeti Kiarën me sportivitet dhe madje i dërgoi përshëndetje edhe partnerit të saj, Luiz Ejllit, me të cilin ajo nuk kishte pasur kontakt pas përfundimit të spektaklit.
Por ishte pikërisht reagimi i Luizit që po merr vëmendje. Në një postim të menjëhershëm në rrjetet sociale, ai shkroi me ironi:
Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema.





