Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Alban Dudushi rrëfen të pathëna nga marrëdhënia me Bietën: Është më kokëfortë se unë, kur përplasemi bëjmë xixa

Gazetari Alban Dudushi foli mbrëmjen e djeshme për jetën e tij personale, përfshirë marrëdhënien me partneren e tij, Bieta Sulo.

Ndër të tjera ai zbuloi se gjatë kohës që punonin bashkë debatonin shumë me njëri-tjetrin, teksa shtoi gjithashtu kush nga ata të dy është më kokëfortë.

‘’Kishim shumë debate kur punonim bashkë. Gjatë kohës së emisionit, debate në lidhje me të ftuarit, temën, si duhej trajtuar tema. Kur shkonim në shtëpi harrohej ai muhabet. Debati ka rezultuar që ka pasur Bieta, por edhe unë të drejtë.

Ti do thuash a ka pasur më shumë të drejtë Bieta? Ne jemi qenie bazike, ju jeni 2.0. Kam një mikeshë që thotë që ju kur përplaseni bëni xixa, tani është Bieta më kokëfortë.

Ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë. Bieta e ka maninë e perfeksionit. I vetmi njeri që Bieta nuk bërtet në shtëpi për rrëmujën është djali, Kroi’’, rrëfeu Alban Dudushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles