Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vojsava Alia rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga partneri: Edhe pse 17 vite bashkë, nuk arritëm ta kurorëzonim dot dashurinë tonë

Këngëtarja e njohur Vojsava Alia ka folur për herë të parë publikisht rreth ndarjes së saj nga partneri i shumë viteve, muzikanti Vani Rushiti. Mes emocionesh dhe lotësh, ajo tregoi se vendimi i ndarjes është marrë një vit më parë, por marrëdhënia e tyre profesionale dhe miqësia vazhdojnë ende.

“Karrierën time e kam nisur me Vanin, çdo vështirësi e kam kaluar me të. Jemi njohur që kur ishim 16 vjeç. Kemi një vit që kemi marrë këtë vendim, por ende punojmë bashkë. Vani është shoku im më i mirë dhe i uroj vetëm të mirat. Dua ta shoh të lumtur,” – tha Vojsava.

Ajo shtoi se pengu më i madh i këtij kapitulli të mbyllur është fakti se nuk arritën të kishin fëmijë bashkë:

“Pengu më i madh është që nuk patëm fëmijë. Ndoshta dashuria jonë nuk ishte aq e madhe sa të na sillte një fëmijë.”

Megjithatë, lidhja e tyre e gjatë ka lënë gjurmë jo vetëm tek ata, por edhe tek familjet e tyre. “Vani ishte pjesëtar i familjes. Familjarët tanë ende shpresojnë për një ribashkim,” – rrëfeu ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles