Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në shfaqjen e fundit, “La Traviata”, ku mbeti e lënduar sopranoja Eva Kolemi.
Përmes një njoftimi zyrtar TKOB qetëson publikun se gjendja shëndetësore e artistet është e mirë dhe aktualisht ajo ndodhet në proces rikuperimi.
Kujtojmë se incidenti i frikshëm i cili u shënua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ndodhi ditën e djeshme. Premiera e operas ” La Traviata” me personazhe kryesore Eva Golemi dhe tenorin italian, Alfredo shkoi më së miri deri në aktin e tretë.
Interpretimi fantastik i bëri të gjithë të pranishmit për vete deri në momentin kur ndodhi incidenti. Në skenën kur personazhet Violeta ndërron jetë duke rënë në krahët e Alfredos, tenori italian i veshur me rolin e këtij te fundit, harroi ta priste Evën e cila u rrëzua dhe u lëndua.





