Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Fustani me pika i preferuari i zonjave të familjes mbretërore angleze: ja pse duhet kopjuar këtë sezon

Nëse ato e kanë veshur gjithmonë, do të thotë se ka një arsye. Neve s’na mbetet tjetër veçse t’i kopjojmë sepse fustani me pika nuk është vetëm i preferuari i grave të Familjes Mbretërore Angleze. Për sezonin Pranverë-Verë 2025, janë të shumtë stilistët që e kanë vënë në qendër të koleksioneve të tyre – nga Valentino te Loewe. Mesazhi është i qartë: fustanet me pika janë tashmë një “must-have” – dhe zgjedhjet elegante të Kate Middleton & Co., sot ashtu si dikur, e konfirmojnë këtë.

Stilistët frymëzohen nga e kaluara, duke sjellë në pasarela krijime me stil të vjetër, retro. Është e pamohueshme që fustanet me pika të grave të familjes mbretërore janë kthyer në ikona të vërteta stili, me referenca të qarta nga epoka të mëparshme. Vetë “mbretëreshat e stilit” frymëzohen nga veshje që kanë mbajtur më parë. Fustane që duken si kujtim i një elegance të dikurshme: është e pamundur të shohësh një fustan me pika të Princeshës së Uellsit dhe të mos të kujtohet Lady Diana.

Nga Lady Diana te Kate Middleton: fustani me pika që s’njeh kohë

Kate Middleton ka qenë gjithmonë një ndër fanset më të mëdha të fustanit me pika. Ka shumë modele në paraqitjet e saj zyrtare që nënvizojnë këtë fakt, dhe shpesh janë homazhe të qarta për stilin e vjehrrës së saj, Lady D. Së fundmi, ajo ka veshur një fustan me pika nga Alessandra Rich me rastin e 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Europë (VE Day), një model në të bardhë dhe të zezë që e kishte veshur edhe në Garter Day 2022 – një përditësim modern i një fustani që Lady Diana kishte veshur në Royal Ascot në vitin 1988, i krijuar nga stilisti Victor Edelstein.

Fustani blu me pika të bardha: më klasik nuk bëhet.

Qoftë në kontrastin e bardhë mbi të zezë, apo të bardhë mbi blu të errët – fustani me pika është gjithmonë simbol elegance. Në prill 2025, Mbretëresha Camilla veshi në Romë një fustan të tillë nga Fiona Clare. Por nuk ishte hera e parë: fustani me pika u vesh nga Camilla në Firence në 2017, Zara Tindall (vajza e princeshës Anne) për Pashkët e vitit 2022 me një fustan të shkurtër nga LK Bennett, apo Kate Middleton në Wimbledon 2024 – gjithashtu në Alessandra Rich, stilistja që e ka kthyer modelin me pika në shenjë dalluese falë pëlqimit nga familja mbretërore. Ky fustan është perfekt për çdo ceremoni ditore – qoftë një dasmë, një pagëzim apo një festë e zakonshme.

Ka diçka instinktivisht lozonjare dhe të butë në fustanin me pika – ndoshta prandaj është zgjedhur shpesh nga Familja Mbretërore si veshja më e bukur gjatë shtatzënisë. Rikujtojmë 23 korrikun e 2013, kur Kate Middleton, sapo bërë nënë, u shfaq për herë të parë me foshnjën në krah, me një fustan të kaltër me pika nga Jenny Packham – shumë i ngjashëm me atë që kishte veshur Lady Diana në Ishujt Scilly në vitin 1982 kur ishte shtatzënë me William.

Mbretëresha Elizabeth II ishte ajo që eksperimentoi më shumë me këtë model, pavarësisht se zakonisht preferonte ngjyrat e plota. Fustanet me pika kanë qenë gjithmonë një pjesë e dashur e gardërobës së saj. Kujtojmë fustanin ngjyrë lime me pika blu të veshur gjatë vizitës shtetërore në Xhamajka në vitin 2002 – një kombinim origjinal, i denjë për një “mbretëreshë të stilit”./living.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles