Modelja dhe influencerja e njohur Kejvina Kthjella ka prekur zemrat e ndjekësve me një dedikim të jashtëzakonshëm për ditëlindjen e mamasë së saj.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Kejvina ka publikuar një foto të ëmbël me të ëmën – e cila, sipas komenteve të ndjekësve, shkëlqen po aq sa e bija.
Në përshkrimin e postimit, Kejvina ka shkruar fjalë të forta, plot dashuri dhe mirënjohje për figurën e nënës. Mesazhi i saj është bërë menjëherë viral, duke prekur çdo ndjekës që e ka lexuar.
“Ti nuk je thjesht nëna ime — je shpirti që më njeh më mirë se unë vetë. Je ajo që më ka mbledhur nga copa, më ka përqafuar kur isha thyer, dhe më ka ngritur pa më gjykuar kurrë…” – shkruan Kejvina ndër të tjera.
Modelja e ka përshkruar nënën e saj si forcën e heshtur që ka qenë gjithmonë aty, “pa zhurmë, por me gjithçka që ka,” duke e quajtur “shoqen më të mirë, dashurinë më të pastër dhe njeriun e zemrës.”
Postimi ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit të cilët kanë komplimentuar për ndjenjën, sinqeritetin dhe bukurinë e marrëdhënies mes saj dhe nënës.
Kejvina e ka mbyllur urimin me fjalët:
“Të dua pa kufij. Për gjithmonë.”
Një dedikim i rrallë që kujton edhe një herë se dashuria e vajzës për nënën është ndër lidhjet më të forta dhe të paprekshme në jetë.





