Friday, May 22, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Alba dhe Limi bëjnë “lëmsh rrjetin”, këndojnë në krahët e njëri-tjetrit: Më mirë me ty…

Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan ditët e fundit për një ndarje të mundshme mes tyre, Lim Hoti dhe Alba i kanë dhënë fund spekulimeve në mënyrën më të ëmbël të mundshme: me muzikë dhe dashuri.

Dyshja ka publikuar një video ku shfaqen së bashku, duke kënduar dhe duke ndarë momente të ngrohta me ndjekësit e tyre.

“Më mirë me ty dhe i pasur! Se sa pa ty dhe i varfër…” dëgjohet të thotë dyshja duke ndryshuar dhe vargun e këngës “Më mirë me ty dhe fukara…”

Videoja u bë virale brenda pak orësh, duke rrëmbyer zemrat e fansave të shumtë që prej kohësh spekulonin mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Deri tani, ata nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare, por vetë prania e tyre e përbashkët në video dhe kimia që ndjehet mes tyre thotë më shumë se çdo fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles