Friday, May 22, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dandellon sjell markat prestigjoze në Beauty Fair Albania

Beauty Fair Albania vjen në Pallatin e Kongreseve në edicionin e tij të 7-të duke sjellë për publikun shqiptar gamën më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të bukurisë dhe jo vetëm.

Një nga emrat më të njohur të faramceutikës në vend, Dandelion vjen në panair me stendën e tyre duke sjellë për ju ekskluzivisht produktet më cilësore për shëndetin dhe bukurinë.

Dandelion sjell në BFA ’25 Pharmaceris, markën lider për kujdesin dermatologjik i testuar dhe i certifikuar për të gjitha problemet e lëkurës tuaj. Dhe kjo është e aprovuar nga 60 vende të globit, të cilët zgjedhin Pharmaceris si zgjidhjen e parë të problematikave të ndryshme të lëkurës.

Jo vetëm kaq, por risi e Dandelion është edhe Lirene, marka prestigjoze për vajzat dhe gratë të cilat duan produktet më të mira për kujdesin, rigjenerimin dhe ruajtjen e lëkurës nga rrezet e diellit.

Në Dandelion mund të gjeni gjatë 3 ditëve të panairit dr. Irena Eris e cila do t’ju prezantojë me Clinic Ëay, risia për lëkurë të ndjeshme dhe të plakur. Nëpërmjet Clinic Ëay ju mund t’i jepni zgjidhje eleminimit të rrudhave dhe mungesës së elasticitetit të lëkurës tuaj. Por kjo dhe më shumë infirmacion mund të gjendet në stendën e Dandelion Pharmaceutic në Pallatin e Kongreseve në datat 23, 24 dhe 25 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles