Një nga emrat më të njohur në botën e klinikave estetike, Dajena Beauty Clinic rikthehet në BFA, në vitin e saj të 7-të.
Nuk vjen e vetme, por vjen me plot 4 marka prestigjoze koreane, përfshirë këtu edhe për vajzat dhe gratë që janë në një pritje të ëmbël.
Medipeel, një nga produktet premium të DBC, e vlerësuar ndërkombëtarisht për efektivitetin në përmirësimin e hiperpigmentimit, rrudhave dhe akneve.
Lalucell, kushtuar vajzave dhe grave shtatzëna, i zhveshur tërësisht nga kimitatet që janë të dëmshme për dhe gjatë proccesit të gjidhënies.
Farmstay ofron mbi 500 produkte dedikuar kujdesit të lëkurës tuaj.
Deoproce, e fundit por jo nga rëndësia, është një nga markat e preferuar të shumë këngëtarëve koreanë, të cilat vijnë shumë lehtë edhe te ju.
Nxitoni, në datat 23, 24 dhe 25 maj, në Pallatin e Kongreseve.
12. Ulje dhe produkte të reja të Ziaja në Beauty Fair Albania
Një nga emrat më besnikë të Beauty Fair Albania rikthehet sërish edhe këtë vit në Panairin më të Madh të Bukurisë në vend.
Ziaja.
Markë lider në prodhimin dhe shitjen e produkteve për lëkurën dhe flokët tuaj.
Ziaja ofron mbi produkte për të gjithë familjen, duke filluar nga produktet për kujdesin e fytyrës, kujdesit të flokëve e deri në përkujdesin e trupit. Në stendën e Ziaja mund të gjeni edhe produktet e famshme me përbërje qumështi dhie, të cilat mund t’i bëni tuajat shumë lehtë.
Një tjetër highlight i produkteve Ziaja është fakti që ato paketohen brenda amabalezheve eco-friendly të cilat nuk dëmtojnë mjedisin përreth.
Ziaja ju pret në Pallatin e Kongreseve nga data 23 në 25 maj.





