Belina Pupa ka reaguar pas një lajmi se ajo dhe bashkëshorti Elvis Pupa janë nën akuzë nga shteti australian për mbjelljen e një fushe me kanabis në shtëpinë e tyre në Adelaide.
Sipas portalit ku u dha për hërë parë ky lajm, thuhet se Belina Pupa është arrestuar nga autoritetet australiane, ndërsa aktori është shpallur në kërkim, pasi thuhet se është larguar nga Australia, ku ata jetojnë prej vitesh.
Për Dritare.net, ka reaguar Belina Pupa e cila sqaron se historia nuk eshte siç thuhet, dhe se bëhet fjalë për një shtëpi të dhënë me qera për një një palë të tretë dhe se nuk mund të flasi pa u sqaruar faktet.





