Panairi i vetëm i bukurisë në vend, Beauty Fair Albania sjell në Tiranë linjat dhe brandet më të njohura të kujdesit për veten në datat 23, 24 dhe 25 Maj.
Një nga brandet më të njohura shqiptar që rikthehet në panair është Skosmetics, linja e make upit nga Sara Karaj, por tashmë vjen me një brand extra, ekskluzivisht në BFA7.
SelfSkin, brandi i ri i produkteve të lëkurës, dedikuar vajzave dhe djemve, ofron produkte që nuk rëndojnë rutinën tuaj të lëkurës, por përkundrazi, i qëndron besnik filozofisë “less is more”.
Në katin e parë mund të gjeni produktet e Skosmetics dhe SelfSkin, bashkë me këshillat dhe informacionin e nevojshëm për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të freskët.
Mos mungoni këtë fundjavë në Beauty Fair Albania.





