Aktivistja Edlira Çepani ishte e ftuar në një i tervistë televizive me Mirela Milorin, ku ka ndarë ndjesitë pas humbjes së njeriut të saj të zemrës Gerti Bogdani.
E prekur ajo është shprehur se ka një mungesë shumë të prezencës së gertit, fizikisht, pasi shpirtërisht ai është njithnjë pranë familjes së tij.
“Mua patjetër që më mungon Gerti, por ai ka lënë pas një dashuri aq të madhe sa për tre jetë, për mua dhe fëmijët. Sado i shkurtër apo i gjatë do jetë ky rrugëtimi pa Gertin, ai nuk do të jetë kurrë pa Gertin, sepse ai është aty me ne.





