Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Shumë shtete e votuan me zero pikë, Luiz Ejlli i revoltuar: Votimi bëhet sipas pasaportës

Artisti dhe ish-konkurenti i Shqipërisë në Eurovizion, Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas përfundimit të natës finale të këtij festivali, duke ngritur akuza për mungesë meritokracie dhe votime të politizuara pasi Shqipëria u rednit në vend të tetë.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se Eurovizioni është festivali ku “zëri vlen vetëm nëse vjen me pasaportën e duhur” duke shtuar se talenti dhe profesionalizmi i artistëve shqiptarë nuk është vlerësuar sa duhet në skenën evropiane.

“Rona Nishliu? I bëri europianët të kërkonin kufje të reja, nga shoku vokal,” shkruan Ejlli, ndërsa për Anjeza Shahinin thekson se ajo e përfaqësoi vendin kur “askush nuk dinte ku binte Shqipëria në hartë”.

Në mesazhin e tij ai ironizon votimet e vendeve pjesëmarrëse, duke thënë se “votojnë njëra-tjetrën si në darkë familjare”, ndërsa Shqipëria “rrin në tavolinën e fëmijëve me 0 pikë”.

Shumë shtete e votuan me zero pikë, Luiz Ejlli i revoltuar: Votimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles