Panairi më i madh i Bukurisë në Shqipëri vjen në edicionin e tij të gjashtë pas një përvoje fantastike në pesë edicionet e tij të mëparshme, me më shumë marka dhe pjesëmarrës, me më shumë sfilata dhe evente, me më shumë dhurata, bursa dhe mbështetje për të rinjtë.
5 edicionet e mëparshme të Panairit dëshmuan edhe një herë dëshirën dhe nevojën e njerëzve për të bukurën, për profesionistët e kësaj fushe dhe marka prestigjoze, duke shënuar shifra rekord në pjesëmarrje. Në “Beauty Fair Albania 2024” do të bëhen bashkë markat më të njohura të bukurisë, të cilat do të bashkëveprojnë me ekspertë të fushës për të sjellë në Panair përvojën më të mirë për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky Panair është i vetmi në Shqipëri që bashkon mjeshtrat e bukurisë, profesionistët e fushës me konsumatorin final, duke u dhënë mundësi këtyre të fundit që të njihen me çdo produkt dhe shërbim. Beauty Fair Albania ka si synim të çojë në nivelin më të lartë veprimtaritë që lidhen me industrinë e bukurisë në Shqipëri dhe të mundësojë rritjen e saj të përherëshme. Po ashtu, Beauty Fair Albania edukon dhe bashkon të gjithë pjesëmarrësit në këtë biznes.
“Beauty Fair Albania” do të vijë edhe këtë edicion me ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, në datat 26-27-28 Prill në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.





