Monday, March 17, 2025
More




    “Po jam në kontakt”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga “Big Brother”





    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në Instagram, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit.

    Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.

    “Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur Egli vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndarë aty brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe ja dua aq shumë atë buzëqeshjen” – shkroi ajo.

    - Advertisement -

    E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.

    “Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.

    Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në BBVA nëse do t’i jepej mundësia. Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img