Monday, March 17, 2025
More




    Michelle tregon zakonin ‘më acarues’ të Barack Obamës





    Michelle Obama e di mirë se martesa s’është gjithnjë veç flutura e ylberë. Ndonjëherë duhet marrrëveshje, punë dhe pranimi i të metave të partmerit. Në episodin e parë të podcast-it të saj dhe vëllait, Craig Robinson, “IMO”, Michelle zbuloi çfarë e acaron më shumë te bashkëshorti i saj, presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama.

    “Barack duhej të përshtatej me atë që unë konsideroja të qenit i përpiktë”. Michelle dhe Craig bënë shaka me vonesat e Barack sepse ai “është me kohën e ishullit”, duke iu referuar prejardhjes hauaiane të ish-presidentit.

    - Advertisement -

    Michelle madje demonstroi edhe një shembull pse ai vonohet, duke cituar tendencën për të shkuar në tualet pikërisht “kur duhet të dalin”.

    Thosha ‘”ore, nisja në orën 3 dotë thotë që i ke mbaruar të gjitha, mos nis të kërkosh për syzet në orën 3”.

    Megjithatë, ish-Zonja e Parë theksoi se pas 30 vitesh martesë, Barack “e ka përmirësuar” sensin e tij të kohës.  “Ai është përmirësuar gjatë 30 viteve martesë, por kjo ishte me ‘duhet të përshtatesh’”, tha ajo.

    Nga ana tjetër, vajzat e tyre, Malia dhe Sasha kanë mësuar nga gabimet e të atit duke i shmangur vonesat.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img