Saturday, October 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Elijona Binakaj solidarizohet me studentët: Rinia meriton më shumë

Elijona Binakaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për pamjet e dhunës dhe përplasjet me policinë.

Ajo e ka cilësuar situatën si të frikshme dhe tronditëse, duke theksuar se humbja e shpresës nga të rinjtë në vendin e tyre është një shenjë se diçka nuk po shkon siç duhet.

“Kur rinia e humb shpresën në vendin e vet, diçka nuk është në rregull”, shkruan Binakaj, duke vënë në dukje se të rinjtë duhet të kenë mundësi të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në vend që të detyrohen të dalin në rrugë për të luftuar për të drejtat e tyre.

Në reagimin e saj, ajo ka përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të studentëve, duke theksuar se Shqipëria dhe të rinjtë e saj meritojnë më shumë.

“Shqipëria meriton ma shumë. Rinia meriton ma shumë. Asnjë i ri nuk duhet me e humb shpresën në vendin ku është rritë”, përfundon ajo, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #MeStudentatPërStudentat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles