Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Redon Berani reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”: U shokova!

Largimi i Eglit nga Big Brother ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, ndër ta edhe nga Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja.”-tha Redoni i cili ishte i ftuar ne ‘Top Albania Radio’.

Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar: “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles