Vjehrri i këngëtares Dafina Zeqiri, Rexhep Gjergji, feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi nga artistja e njohur shqiptare.
Ajo bëri një postim në rrjetet sociale, ku ishte përshkrimi i cili mori të gjithë vëmendjen.

“Urime ditëlindja, vjehrri ma i qarti”, shkroi Dafina Zeqiri, ku publikoi edhe një fotografi bashkangjitur këtij urimi.
Ajo është treguar gjithmonë mbështetëse ndaj vjehrrit të saj Rexhep Gjergjit, pasi postimet për të nuk kanë munguar edhe në ditët e zakonshme.
Dafina Zeqiri i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2024, me partnerin Kreshnik Gjergji.
Çifti janë madje në pritje të fëmijës së parë, e që më vonë u kuptua se janë në pritje të një djali.





