Sezoni tipik i dasmave do dhe disa muaj të mbërrijë, megjithatë për ju që e dini se jeni të ftuar në një të tillë, mund të përgatiteni që tani! Nga fustanet më të thjeshtë e deri tek ata madhështorët, ne kemi përzgjedhur trendet e 2025-ës për ju. Cilado qoftë zgjedhja juaj, e sigurt është që nuk do pendoheni.
Me këtë fustan të gjatë sateni, do ndiheni më elegantja e dasmës. Është ideal sidomos për muajt më të nxehtë të verës.Fustani gjysmë formal! Perfekt sidomos për dasmat që nisin me ndonjë koktail. Mund ta veshësh edhe me sandale të sheshta.Menduat se kishin dalë nga moda?! Jo, madje rikthehen fuqishëm si trend këtë vit. Cila femër nuk do dukej mahnitëse me një fustan me pika?!Ky fustan është për ju “dramatiket”, që doni të merrni gjithë vëmendjen! As mos ngurroni!Stili “boho” shihet rrallë në dasma, vetëm në rast se ceremonia zhvillohet buzë detit. Megjithatë, asgjë s’ju ndalon nëse keni dëshirë të jeni më e veçanta!S’mund të mungojnë fustanet me këtë tonalitet!Minimalisht dhe shumë veror, shoqërojeni me një palë taka dhe do marrë krejtësisht pamje tjetër!