G Bani ka ndarë një përvojë jo fort të lehtë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi në prime-n e shkuar iu komunikua se babai i tij ndodhej në spital, por në gjendje stabile.
Në një postim në Instagram, ai tregoi se gjatë udhëtimit kishte ethe dhe temperaturë të lartë, duke e bërë fluturimin edhe më të rëndë.
Ndër të tjera, G Bani falenderoi pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan gjatë situatës, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit për mirëkuptimin. Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga njerëzit që ka takuar gjatë këtij udhëtimi.

Në një tjetër postim të bërë ne Instagram, G Bani ka falënderuar publikisht Gjestin, si dhe ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij, duke thene se i ati ndodhet jashte rrezikut per jeten.
“Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që më ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste,” – shprehet ai në deklaratën e tij.






