Një nga proceset më të vështira është ajo e mirëmbajtjes së flokëve kur shirat nisin. Me siguri cdo vajzë bezdiset nga flokët e pabindur me shumë forma për shkak të ujit apo lgaështisë që na rrethon. Megjithatë ekzistojnë disa mënyra se si t’i keni flokët plot shkëlqim edhe në ditë me shi, ne i sjellim ato më poshtë sipas “Healthyline”:
-Ndiqni rutinën e duhur të larjes së flokëve
Sigurohuni që të lani flokët dy-tre herë në javë. Gjatë ditëve me shi flokët janë më të yndyrshëm, por kjo i bën më të ushqyeshëm.
-Përdorni krëhërin e duhur
Në ditët me shi krëhëri I duhur është ai me dhëmbë të gjerë.
-Mos harroni të përdorni vaj për flokët
Një masazh i mirë i vajit të flokëve do të bëjë mrekulli për flokët tuaj gjatë këtij sezoni. Aplikoni vaj në flokët tuaj një ose dy herë në javë për të hidratuar dhe rigjallëruar flokët e thatë.
-Ushqehuni shëndetshëm
Dieta juaj luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e flokëve. Dieta korrekte mund të forcojë rrënjën dhe të nxisë rritjen e flokëve të shëndetshme. Hani ushqim që është i pasur me proteina, hekur dhe acide yndyrore.





