Wednesday, May 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Cila është “anija” që ecën paralel me “Big Brother Vip”?!

Mbrëmjen e sotme nis sezoni i ri i Big Brother Vip 3, ashtu siç është konfirmuar dhe më herët nën drejtimin e Ledion Lioços.
Në këtë edicion, producentët e formatit me në krye Lori Hoxha dhe Sara Hoxha kanë premtuar emocione të vërteta, shumë banorë dhe spektakël si asnjëherë tjetër.

Kur flasim për Big Brother Vip, e dimë se paralel me të nisin dhe shumë ngjarje që do të pasojnë muajt në vazhdim. Përfshirë këtu, qasjen e madhe të atyre që e kanë preferuar këtë format për vite me radhë.
Krah ngjarjeve që bëjnë spektaklin nis edhe “himnizimi” i personazheve dhe shembujve të caktuar që më pas hasen me një gjuhë dashurie apo urrejtje shumë të madhe.

Thënë këtë; a duhet të jemi ne teleshikuesit shumë më të kujdesshëm te ajo që zgjedhim të besojmë dhe komentojmë?!

Po!

Një format i tillë, një eksperiment social i cili na serviret para syve, në vetëvete është një provë dhe tregues i madhe dhe për shoqërinë që e ndjek.
Mënyra si zgjedhim t’i shohim, t’i komentojmë në fakt është definicioni jonë. Është ajo që jemi.

Ja pse përballë një ngjarjeje tjetër të madhe siç është Big Brother Vip, për shkak të fanatizmit të madh që njerëzit zgjedhin ta ndjekin, duhet të mendohemi dy herë për gjithë sa kuptojmë dhe thithim nga një situatë e caktuar.

Ky eksperiment social vjen në një periudhë teknologjike që ka bërë masën të harrojnë të komunikojnë me njëri- tjetrin dhe të merren vesh.

A mund të jetë ky produkt televiziv një provë edhe për teleshikuesit?

A mund të tregojmë se shijojmë, dëgjojmë dhe shohim gjithmonë në propocion më shumë se ajo që zgjedhim të themi?

A mund të jemi dëgjues më të mirë dhe jo dashakeqës në komentet që zgjedhim të bëjmë?

E besoj se po!

E besoj se ne jo vetëm flasim, por dëgjojmë mirë, ushqejmë të mirën dhe frenojmë mllefin dhe urrejtjen.
Sepse ne jemi më shumë se aq!

Formate të tilla nxisin argëtimin dhe kënaqësinë, por nuk mund të ndikojnë kurrë te teleshikuesit për emocione dhe përjetime jashtë çdo kapaciteti.

Sepse siç thotë një shprehje: Gjithçka me tepricë, të bën dëm!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles