Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një talent shqiptar që shkëlqen përtej kufijve! Njihuni me imazhin djalë të Beauty Fair Albania 2024, Kris Dalipi!

Edhe këtë vit nuk do të mungojë imazhi djalë i panairit më të madh të bukurisë, Beauty Fair Albania 2024.

Ky eveniment që vjen në 3 data në kryeqytetin e Tiranës, në edicionin e 6-të të tij ka zgjedhur si imazh, balerinin e njohur e jo vetëm, Kris Dalipi.

Kris Dalipi një figurë e njohur në botën e artit të modelingut dhe të Ballroom në NYC. Fitues i Star Akademis, solist në TKOB, imazhi i Penelope, model Tarik Ediz, kampion i gjinisë latine në NYC, fitues i Top Teacher në kompeticionin USA, profesionist në DWTHS dhe pedagog në akademinë e tij të dancit në NYC.

Me një numër të madh arritjesh që kanë kaluar kufijtë shqiptarë, Kris Dalipi vjen në edicionin e 6-të të Beauty Fair Albania, si figura përfaqësuese e gjithë sa lidhet me të bukurën dhe përkujdesin edhe për djemtë!

Jeni gati ta shikoni talentin shqiptar në të gjitha ekranet e kryeqytetit?

Neve po, sepse njofton se Beauty Fair Albania po vjen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles