Edicioni i radhës i Beauty Fair Albania po afron e bashkë me të janë prezantuar tashmë edhe imazhet përfaqësuese të panairit më të madh të bukurisë në vend!
Vajza që do të jetë imazhi i “Beauty Fair Albania 2024” është modelja e njohur, Megi Luga, e njohur nga të gjithë për karrierën fantastike në fushën e modeling.
Prej shumë vitesh pjesë e pasarelave më të suksesshme, Megi numëron bashkëpunime të ndryshme, mes ty me Guess, Dolce & Gabanna, Elisabeta Franchi, Tarik Ediz, Beta etj.
Kjo nuk është gjithçka qëndron pas imazhit të Megi Lukës, ajo gjithashtu ka qenë pjesë e disa kopertinave brenda dhe jashtë vendit.
Nga eksperienca në Milano Fashion Week në 2019 te përfaqësimi i Beauty Fair Albania 2024, ne jemi gati të shohim kopertina dhe billboard-e më të mëdha me imazhin e bukuroshes shqiptare, që mban emrin Megi Luka.





