Shamitë mund të jenë aksesori më interesant i garderobës suaj për të gjitha sezonet e vitit. Verë, pranverë, vjeshtë apo dimër mund ta përshtasni në veshje, çantë e madje dhe tek flokët.
Me një xhiro të shpejtë në ‘Instagram’ do kuptoni se edhe vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar, e kanë zgjedhur jo pak herë këtë aksesor.
Klea Huta, Adrola Dushi, Kristina Baki dhe Afërdita Dreshaj e kanë kombinuar në udhëtime, pushime e sete fotografike.
Me një pamje edhe më moderne vajzat kanë treguar një trend të ri, i cili prej kohësh vazhdon të jetë i preferuari i të gjithë vajzave. Ne ju sjellim më poshtë disa kombinime, ju zgjidhni se si ti alternoni:





