
Prej dy ditësh stenda e Class Hair and Make Up është e hapur për të gjithë vizitorët në panairin e Beauty Fair Albania. Të shumtë kanë qenë njerëzit e rastësishëm që janë afruar pranë stendës për t`u interesuar për shërbimet dhe ofertat, si dhe për të parë nga afër make up tutorialin e realizuar nga profesionistja e Class Studio, Erjona Majtara. Nuk kanë munguar as ata që janë afruar për të shkrepur një foto pranë stendës së dekoruar me detaje nga Class Events.
Gjatë panairit Class Studio është paraqitur me oferta të shumta të cilat mund t`i përfitoni duke u paraqitur në stendë për të tërhequr kuponat, edhe gjatë ditës së nesërme. Por nëse e keni të pamundur të na vizitoni gjatë panairit rezervimet mund t`i bëni duke kontaktuar në numrin
e telefonit të studios +355 69 60 95 693 ose në adresën e Instagramit @class_hair_makeup.