Monday, November 28, 2022
More

    ‘Beauty Fair Albania’ hap dyert, zbulohen detajet nga inagurimi mes VIP-ash





    Ditën e sotme, ‘Beauty Fair Albania’ hapi dyert për të gjithë. Panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Eraldo Rexho dhe Isida Mollaymeri rezultoi një sukses që në ditën e parë. Dita e parë e inagurimit, kishte të ftuar vetëm personazhet e njohur të vendit tonë. Ky panair është kujdesur që të sjellë pranë njerëzve të gjitha produktet e bukurisë të nevojshme si për femrat, por dhe meshkujt. Duke nisur që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, vajrat esencialë, parfumet, locionet e domosdoshme për kujdesin ndaj trupit, flokëve, thonjve dhe çdo detaji tjetër të bukurisë tek ju. Numri i stendave ka qenë i shumtë, me produkte nga kompanitë më të njohura në Shqipëri dhe në botë. Në ditët në vazhdim, panairi do të jetë i hapur për të gjithë publikun, i cili është i interesuar për këtë fushë të kozmetikës dhe që duan të shijojnë surprizat që rezervon ky panair. Në datat 18 dhe 19, hyrja për publikun do të jetë falas. Të gjithë ju që ende jeni në mëdyshje, mos u mendoni më: “Beauty Fair Albania” është alternativa më e zgjuar e kësaj fundjave, me blerje dhe argëtim për të gjithë.

    Nga:https://revistawho.com

    - Advertisement -

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img